TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ben Blushi, i pranishëm në Panairin e 26-të të Librit, ka postuar një foto me Blendi Fevziun edhe ai me një botim të ri. Ai thotë se ata të dy i shajnë dhe i paragjykojnë, por ata nuk ndalen.
Reagimi i Blushit
“Me Blendi Fevziun duke shkëmbyer librat!
Me Blendin kam një histori të gjatë librash. Në librin e parë kemi qenë bashkautorë, pastaj secili ka ndjekur rrugën e vet pa iu ndarë pothuajse asnjëherë librit sic ka ndodhur dhe këtë vit kur të dy kemi një botim të ri.
Sa herë shkojmë në Panair, shumë botues apo shkrimtarë të tjerë na shajnë, na gjykojnë na paragjykojnë por kjo nuk na ndalon të kthehemi te libri cdo vit.
Në fund të fundit ne përpiqemi të sjellim lexues edhe në stendat ku lexues nuk ka”, shkruan Blushi, ndërsa pozon krah Fevziut.