TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Debate të forta kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme "Big Brother Vip", ku protagonistë kanë qenë Einxhel dhe Donaldi. Shkak është bërë moszgjedhja e Dagzit nga ana e Donaldit gjatë zinxhirit të shpëtimit të martën e shkuar. Einxhel e quajti Donaldin se po bën çdo gjë për ta fituar, duke rrëzuar shokët e tij nga makina, për të arritur sa më shpejt aty ku do të shkojë.
Nga ana tjetër Donaldi iu përgjigj se Einxhel nuk i pëlqen fare, pasi ka ndryshuar duke shfrytëzuar çdo situatë dhe ta kthej në favor të saj. Madje ai shtoi se moderatorja është afruar me Ilirin, edhe pas ofendimeve që ai i fundit i bëri si ordinere.
Pjesë nga debati:
Einxhel: Ti bën gjithçka vetëm për ta fituar. Ti je nga ata njerëz që e rrëzon shokun nga makina për të arritur sa më shpejt atje ku ke për të arritur.
Donald: Është absurde t’i kërkosh Trixës pse nuk zgjodhe Dagzin, kur Trixa nuk zgjodhi as mua. Mua më duket një viktimizim nga ana e Einxhel. Shikoj një Einxhel të dashuruar më shumë kur Dagzin kur ai ka ikur, se sa kur ishte në shtëpi. Mua më duket një viktimizim, po super i madh. Shikoj një shfrytëzim të situatës. Unë kam qenë ai që kam shpëtuar Dagzin. Unë kam qenë ai që kam shpëtuar Einxhelin. Po mua Einxheli nuk më pëlqen fare, ka ndryshuar nga fillimi deri në fund ka kthyer pllakën nga andej këtej.
Einxhel: Pse s’e sbëra siç doje ti?!
Donald: Jo shkove dhe i kërceve Ilirt. T’i ti kërcesh Ilirit?!