LIFESTYLE, 19 Janar 2022, 10:32

Debate të shumta në Big Brother VIP, Iliri-Donaldit: Ti nuk lan as nevojën tënde

Debate të shumta në Big Brother VIP, Iliri-Donaldit: Ti nuk lan as

Banorët e Big Brother Vip kanë debatuar ashpër në spektaklin e mbrëmshëm. Kjo për shkak të punëve të shtëpisë, të cilët nuk janë bërë nga ana e banorëve.

Kjo temë diskutimi ka ndarë djemtë dhe vajzat në dy grupe, pasi të dyja grupet kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit se kush i ka bërë më shumë punët e shtëpisë dhe se kush nuk i ka bërë.

Ndërkohë që përveç këtyre, debate të shumta ka pasur edhe mes Ilir Shaqirit si dhe Donald Veshajt.

Të dy ata kanë hedhur akuza kundër njeri-tjetrit se kush nuk përkujdeset më shumë për veten e tyre, ndërsa, Iliri nuk ka nguruar që t’i drejtohet Donaldit me fjalët: Ti nuk e lan as nevojën tënde.