LIFESTYLE, 21 Janar 2022, 16:53

VIDEO/ Nga kënga shkodrane te poezia për Korçën, Meta shfaqet mes borës dhe reciton vargjet e Naimit: Si trimi në ball u sule, ta paçim për jetë hua!

VIDEO/ Nga kënga shkodrane te poezia për Korçën, Meta

Presidenti Ilir Meta po e shijon në maksimum bukurinë e borës në Korçë.

Në një video që ka publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit shihet teksa reciton disa vargje të Naim Frashërit.

“Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua”, reciton Meta.

Ndërkohë që në FB e shqëron videon me mbishkrimin:
“Bardhësi dhe mbarësi përherë për Korçën, të parën lule!”.