LIFESTYLE, 21 Janar 2022, 09:39

E ndjen se do të dalë nga Big Brother VIP! Beatrix shpërthen në lot: Po përgatitem

E ndjen se do të dalë nga Big Brother VIP! Beatrix shpërthen

Ethet e nominimit e kanë kapur Beatrix Ramosaj. Nga frika se mos do të dalë ditën e nesërme nga shtëpia, ajo ka nisur të përqafojë banorët.

Pranë saj qëndronte Arjola dhe Monika të cilat i thonin se nuk do ikë asgjëkundi, por lotët e Beatrix tregonin se ajo ka bindjen që të premten do të lërë shtëpinë.

‘Po përgatitem, të lini të përgatitem. Do të iki duke kërcyer’-thotë Beatrix mes lotësh.

Në nominim janë Einxhel, Donaldi dhe Beatrix, njëri prej të cilëve do të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip.