LIFESTYLE, 27 Dhjetor 2021, 19:20

Nuk flasin? Eranda Libohova reagon për herë të parë për raportin me Irmën

Nuk flasin? Eranda Libohova reagon për herë të parë për

Motrat Libohova janë përfolur prej kohësh se kanë pasur një krisje me njëra-tjetrën. Këto aludime nisën pasi këngëtaret e famshme nuk ndiqeshin në rrjete sociale dhe për më tepër nuk shiheshin askund në praninë e njëra-tjetrës.

Eranda organizoi një festë pasi u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh”, në të cilën u vu re mungesa e së motrës. Gjatë një evenimenti që u mbajt pak ditë më parë, motrat ishin të pranishme por jo nën shoqërinë e njëra-tjetrës, duke diskutuar apo kërcyer.

Megjithatë, duket se Eranda e ka një përgjigje ndaj gjithë këtyre zërave që kanë qarkulluar kohët e fundit. Ajo ka publikuar një foto nga viti 2015, ku shihet së bashku me Irmën, duke nënkuptuar se gjërat mes tyre nuk janë ashtu siç duken. 

Nuk flasin? Eranda Libohova reagon për herë të parë për