LIFESTYLE, 27 Dhjetor 2021, 11:10

‘Pse i the Arjolës mos më zgjidh”, Iliri kurioz për Meridianin: M’u lut tre herë

‘Pse i the Arjolës mos më zgjidh”, Iliri kurioz për

Mënyra me ‘zinxhir’ për të dalë në eleminim, vazhdon të diskutohet brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.

Balerini Ilir Shaqiri është bërë kurioz për personat që nuk u shpëtuan nga ky zinxhir dhe i ka drejtuar pyetje Meridianit. Ai e pyeti Meridianin se pse i tha Arjolës që mos të thoshte emrin e tij.

Ai u shpreh se nuk donte që të shpëtonte Monikën vetë ai, meqenëse ia kërkoi aktorja e njohur.

Iliri: Kot për kuriozitet, të betohem, pse i the Arjolës mos më zgjidh mua te zinxhiri?

Meridiani: Sepse nuk jam i kënaqur me Monikën që e ka përshtypjen për Einxhel dhe nuk e thotë. Dua të jem shumë i drejtë me njerëzit për disa gjëra. Unë Arjolën e kam shoqe edhe jashtë, e kur të dal jashtë dua ta shoh në sy. Nuk më intereson fare. Nëse publiku mendon se kaq ishte për mua, le ta vendosin ato, jo njerëzit këtu, e vendosin ato.

Meridiani: Nuk më shqetëson fare kjo pjesë. Por për aq kohë sa ti i ke mendimet edhe nuk i thua e bën të kundërtën, unë nuk jam me ty dhe nuk të shpëtoj dot.

Ma tha Arjola të lutem, të lutem, e më përpara më ka thënë ‘mua Monika është personi që më ka mbajtur në kokë këtu

Iliri: Ok, me një fjalë të shpëtoi ty që ti të shkoje tek ajo

Meridiani: Unë nuk e bëja dot se thashë është çështje karakteri. Preferova te rrezikoja veten se sa nesër kur të dal të thotë u tregove kështu

Iliri: Nuk e kisha kuptuar këtë pasazhin prandaj

Meridiani: Ma tha 3 herë ‘të lutem shpëtoje’. Monika kur nuk të shpëtoi ty që ke dy muaj e gjysmë këtu, pres të bëjë për mua.