TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Marrëdhënia mes moderatores Bora Zemani, aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë.
E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Rudina Demneri apo siç njihet ndryshe si Paloma, iu kërkua mendimi sa i përket trekëndëshit të dashurisë së formuar.
“Sipas teje, cili mendon ti se do të dalë më i lënduari?”
Ish-konkurentja është përgjigjur duke thënë se Donaldi ka një natyrë të paqëndrueshme dhe ka një dashuri shumë të madhe për Bora Zemanin.
“Nuk e besoj që ai do të heqë dorë kollaj nga Bora. Qofsha e gabuar, por ka një qasje shumë të madhe me atë vajzë. Nuk e di si do të vazhdojnë gjërat sepse janë shumë të çuditshme, besuam njëherë një dashuri të madhe, pastaj tha ‘pres diçka’.
Sepse është shume i çuditshëm, njëherë thotë kështu, njëherë ashtu. Me atë që kam kuptuar deri tani, me duket i paqëndrueshëm si natyrë”, u shpreh Paloma.