LIFESTYLE, 27 Dhjetor 2021, 09:40

Vit suksesi! Adele fitoi mbi 33 milionë euro brenda 2021

Vit suksesi! Adele fitoi mbi 33 milionë euro brenda 2021

Këngëtarja Adele duket se ka patur një vit suksesi. Mediat e huaja raportojnë se Adele ka fituar më shumë se 33 milionë euro brenda një viti, nga dy kompanitë e saj.

Përmbledhjet e llogarive të bëra deri më 31 dhjetor tregojnë se këngëtarja kishte të ardhura të mëdha në vitin që publikoi albumin e saj të rikthimit, të titulluar “30”.

Kompania, Melted Stone Publishing Ltd, e cila u formua në prill të vitit 2011, fitoi mbi 10 milionë euro. Këngëtarja është drejtoresha e vetme e asaj kompanie me emrin e saj të vërtetë Adele Laurie Blue Adkins.

Përveç kompanive Adele ka patur shumë sukses edhe me albumin e saj “30”.