LIFESTYLE, 1 Janar 2022, 22:11

"Je forca e natyrës"/ Ndërsa këndon e përlotur, vajza e Ilirit surprizon të atin në Big Brother VIP. Shikoni momentin emocionues

"Je forca e natyrës"/ Ndërsa këndon e përlotur,

Lot, emocione dhe përqafime. Këto ishin përjetimet e Ilirit dhe vajzës së tij Emily, e cila e surprizoi të atin.

Vajza ishte në shtëpinë e Big Brother, ku ndërkohë që këndonte mes lotëve solli emocione jo vetëm për babain e saj, por edhe banorët e tjerë.

Ndërkohë para se vajza të surprizonte Ilirin me praninë e saj, i përcolli një videomesazh, ku ndër të tjera i jepte mbështetjen për të vazhduar lojën në BBV.

“Përshëndetje babi! Si je. Ne jemi të gjithë mirë. Po punoj shumë këto ditë dhe jam duke u kthyer në Romë. Më mungon pa fund. Këtu çdo gjë shkon shumë mirë. Të dua shumë, ti e di. Më mungon gjithmonë, por vazhdo sepse je forca e natyrës. Ti  e di që unë të vlerësoj dhe të dua shumë shumë”, thuhet ne videomesazhin e Emily.

Ndërkohë në dhomën e rrëfimit, Iliri i përlotur ka deklaruar se vajza i mungon çdo dite.

Eksperienca brenda shtëpisë së ‘’BBV’’ bëhet më e vështirë për konkurrentet prindër.

Ata prej ditësh nuk janë në dijeni për njerëzit e dashur që kanë lënë jashtë.