TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

David Guetta dhe e dashura e tij njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë së bashku përmes rrjeteve sociale.
DJ i famshëm dhe partnerja Jessica Ledon bënë një postim të përbashkët në Instagram për të njoftuar ardhjen e djalit të tyre me një foto familjare, duke u përqafuar me të porsalindurin.
“Dashuria është në ajër. Mirë se vjen Cyan”, e kanë mbishkruar ata postimin.
Pas kësaj, seksioni i komenteve u mbush me urime nga ndjekësit dhe miqtë, mes tyre edhe DJ holandez Tiesto dhe DJ norvegjez Kygo.
David Guetta është gjithashtu baba i një djali 19-vjeçar, Tim dhe një vajzë 16-vjeçare, Angie, të cilën i ka me ish-bashkëshorten Cathy Lobé.
View this post on Instagram