LIFESTYLE, 8 Shkurt 2022, 19:58

Shifra e çmendur, nuk do ta besoni sa fiton Kristiano Ronaldo nga një postim në “Instagram”

Shifra e çmendur, nuk do ta besoni sa fiton Kristiano Ronaldo nga

Kristiano Ronaldo, festoi së fundmi shifrën e 400 milionë “followers” në rrjetin social “Instagram”, duke u bërë kështu personi më I ndjekur në këtë rrjet social.

CR7 numëron plot 100 milionë më shumë fansa se Kejli Xhenër që është rivalja e tij më e afër me rreth 309 milionë. Por sa fiton Kristiano Ronaldo më një postim në “Instagram”.  Ekspertët e “OLGB” kanë arritur të zbulojnë edhe shifrën e majme që fiton ylli portugez nga një postim i vetëm. Bëhet fjalë për plot 1.72 milionë paund.

Forbes vlerëson se Ronaldo fitoi 120 milionë dollarë (88.6 milionë paund) në 2021, duke e vendosur atë të tretën në listë për vitin pas Konor Mek Gregor dhe rivalit të tij të madh Lionel Mesi.