LIFESTYLE, 5 Dhjetor 2021, 15:44

“Më preku gjesti i tij”, Uanda rrëfen një anë të padëgjuar të Ikardit

“Më preku gjesti i tij”, Uanda rrëfen një anë

Uanda Nara dhe Ikardi duket se i kanë sheshuar gjakrat me njëri tjetrin dhe i janë kthyer jetës normale. Në një intervistë për mediat argjentinase çifti rrëfeu gjithçka për jetën e tyre.

Në fund të bisedës me gazetaren Susana Himenez, Uanda rrëfeu një histori të kaluar ku vihet në pah një anë e padëgjuar e bashkëshortit të saj. Ikardi njihet si një person që i dashuron kafshët, dhe kjo u vërtetua në një moment shumë të dhimbshëm për çiftin.

“Ne kishim një qen që ngordhi kur ishte i vogël. Mendoj se u infektua me virus. Mauro i bëri një frymëmarrje me gojë për ta kthyer në jetë. Më preku gjesti i tij. Për të kafshët janë të shenjta”, u shpreh Uanda.

Përtej skandaleve me femrat Ikardi njihet si një person human dhe ky rrëfim i fundit i bashkëshortes së tij ka prekur shumë fansa të sulmuesit.