LIFESTYLE, 4 Dhjetor 2021, 23:02

“Ju lutem qetësohuni”/ Bora Zemani thyen heshtjen për “telenovelën” që ka pushtuar Shqipërinë

“Ju lutem qetësohuni”/ Bora Zemani thyen heshtjen për

Bora Zemani, ka reaguar për herë të parë lidhur me historinë e saj të dashurisë me Donald Veshajn dhe telenovelën që ka "mbërthyer" Shqipërinë.

Aktori i humorit, që është futur në shtëpinë e Big Brother, ka nisur një tjetër marrëdhënie me këngëtaren Beatrix Ramosaj. 

Kjo është hera e parë që Bora Zemani reagon, pas shpërthimeve histerike në rrjetet sociale dhe "gjyqit" që iu bë çiftit të ri në Big Brother Vip. 

“Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhjë edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë cfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj…”, shkruan Bora.

“Ju lutem qetësohuni”/ Bora Zemani thyen heshtjen për