LIFESTYLE, 5 Dhjetor 2021, 13:19

"O shyqyr, shyqyr!"/ Edhe Erion Braçe nuk i reziston dot "furtunës" Big Brother

"O shyqyr, shyqyr!"/ Edhe Erion Braçe nuk i reziston dot

Trekëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix, është kthyer në ngjarjen më të bujshme në Shqipëri, pas telenovelës që ka shpërthyer në Big Brother Vip. 

Ditën e djeshme, Bora Zemani, regoi për herë të parë, duke kërkuar që njerëzit të qetësohen dhe të mos e sulmojnë Donaldin për zgjedhjen që ka bërë, pra për të vijuar një lidhje me Beatrix Ramosaj. 

Dramës në këtë show televiziv, nuk i ka rezistuar as deputeti Erion Braçe, që ka bërë një koment në instragram. Ai ka postuar deklaratën e Bora Zemanit dhe u bën thirrje shqiptarëve, që tani të flenë të qetë. 

“O shyqyr, shyqyr, flini gjumë tani se u meruat, keni 48 orë pa gjumë,”- shkruan Braçe krah postimit.

"O shyqyr, shyqyr!"/ Edhe Erion Braçe nuk i reziston dot