TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Maluma ka fansat më ‘të çmendur’ në botë dhe kjo dihet nga të gjithë tashmë. Vetë ylli kolumbian duket shumë i lumtur nga dashuria që merr dhe përpiqet të jetë sa më pranë tyre.
E nëse kemi parë se si në çdo koncerti i hedhin reçipetat në skenë, këtë herë atij i kanë propozuar. Teksa ka zhvilluar një koncert në Spanjë, Maluma ka takuar një fanse në prapaskenë e cila i dhuroi një unazë.
Ndërkohë ka marrë goxha vëmendje komenti i një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij që i shkruan: “Më pëlqen më shumë Susi për ty, por gjithsesi urime”.
Maluma është në një lidhje me Susana Gómez. Për të dashurën e tij ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.
View this post on Instagram
“Faleminderit, Santa”, shkroi këngëtari në llogarinë e tij në Instagram krah një fotoje të paqartë ku shfaqej me Susan duke u puthur para pemës së Krishtlindjes.
Ndërsa Maluma gëzon famën dhe është në qendër të vëmendjes, Susana është një arkitekte nga Kolumbia që jeton larg botës së spektaklit. Gómez është e dashura e parë e autorit të hitit “Corazon” pas ndarjes së tij me modelen Natalia Barulich. E kur me fansat është treguar i rezervuar, gjërat duken shumë serioze në lidhjen e tyre. Maluma e ka prezantuar atë me familjen e tij dhe Susana është tashmë shumë shoqe me Marlli Arias, nëna e Malumës.
Ajo shkon për mrekulli edhe me motrën e këngëtarit, Manuela Londoño. Dhe nuk është mjaftuar vetëm me dashurinë e vjehrrës dhe të kunatës, Susana ka një marrëdhënie të mirë edhe me Yudi Arias, tezen e këngëtarit.
Tani që lidhja e tyre është konsoliduar goxha, mund të jetë thjesht çështje kohe që profilet e tyre në Instagram të mbushen me momentet e bukura që fansat e tyre i kanë pritur prej kohësh.