LIFESTYLE, 9 Korrik 2022, 20:50

Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ Donald Veshajn, ja postimi që këngëtarja u pendua dhe e fshiu

Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ Donald Veshajn, ja postimi që

Beatrix Ramosaj është  një ndër personazhet më të komentuara në showbiz dhe duke qenë e tillë ajo mbetet nonstop në syrin e kureshtarëve të cilët ndjekin çdo lëvizje të këngëtares.

Së fundmi artistja publikoi në faqjen e saj në ‘Twitter’dhe në ‘InstaStory’ një thënie e cila dukej si ‘thumbim’ për Donald Veshajn. Mirëpo këngëtarja duket se u pendua dhe e fshiu shumë shpejt postimin.

“Kujto! Vetëbesimi është i heshtur, pasiguria ‘bërtet’!”- shkruhej në tweet-in e saj.

Kujtojmë se mbrëmjen e së premtes aktori i humorit duket se thumboi drejtpërdrejtë këngëtaren ku u shpreh se “sa problem është femra kur është e bukur dhe është kështu bosh fare”.

Nuk është hera e parë që moderatori përdor emisionin e tij, për të përçuar mesazhe ose “thumbuar” persona të tjerë, sidomos ish-banorët e Big Brother Vip. Nga ana tjetër Trixa që pas ndarjes nga Donald Veshaj, ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur dhe të mos bëjë asnjë deklaratë.

Ndërsa gjatë pjesëmarrjes në ‘Festivalin e Klipit Shqiptar” në Uqin disa javë më parë ajo është intervistuar nga gazetarja e emisionit ‘Ora Verore’ dhe intervista është publikuar para katër ditësh. Mes të tjerash këngëtarja u pyet edhe se çfarë mendon për ribashkimet e fundit.

“Ribashkimet e kujt?”– pyeti Triksa teksa gazetarja i tha: “Për shembull po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”

“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”– u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet. Kjo deklaratë e këngëtares pason atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”– u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donaldi, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.

Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ Donald Veshajn, ja postimi që

Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ Donald Veshajn, ja postimi që

Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ Donald Veshajn, ja postimi që

Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ Donald Veshajn, ja postimi që