LIFESTYLE, 10 Korrik 2022, 17:55

“Nuk kisha, u deformova duke punuar”/ Fifi hap zemrën dhe flet për ‘plagët’ e saj: Pas çdo shpërthimi ka shumë thika dhe padrejtësi

“Nuk kisha, u deformova duke punuar”/ Fifi hap zemrën dhe flet

Në një status në rrjetet sociale, Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik Fifi, ka hapur zemrën duke folur për plagët dhe anët e saj që publiku nuk i di.

Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes prej muajsh që pas hyrjes në ‘Big Brother VIP’. Ajo u komentua shumë për eksperiencën e saj, veçanërisht për debatet, raportin me Granitin dhe skenën kur humbi ndjenjat.

E ndërkohë, javët e fundit ajo u bë shkak i ndezjes së një debati pas një statusi ku i shkruante të dashurit të saj: “Më fal që nuk jam ruajtur për ty”. Deklaratë që ndezi polemika të shumta dhe u diskutua për ditë më radhë.

“Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam mundu me vite me i shëru .. pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime .. pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformu t’u punu për me bo e me arrit diçka në jetë .. pas çdo shpërthimi emocional që kam pas -diçka keni pa e diçka s’keni me pa kurrë – ka shumë thika, ka shumë bërryla e ka shumë padrejtësi që s’keni me i kuptu se nuk i keni provu. Gjithsesi .. si njeri që jam me të meta – e me budallaki – me të mira e të kqijaa – JAM NJERI!”- shkruan Fifi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)