LIFESTYLE, 9 Korrik 2022, 19:42

“Nuk kemi asnjë kontakt më”, Mozzik reagon hapur pas deklaratës së Loredanës

“Nuk kemi asnjë kontakt më”, Mozzik reagon hapur pas

Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, dha një intervistë ditën e djeshme për ku foli për raportin me ish-partnerin e saj, reperin Mozzik. Ndër të tjera, artistja tregoi se ajo nuk ka asnjë konakt më me Mozzik.

“Shumë mendojnë se ai nuk ka kontakt as me vajzën. Por ai në fakt ka. Ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, u shpreh Loredana.

Menjëherë, pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Mozzik, ku përmes një InstaStory thumboi ish-bashkëshorten e tij.

“Kush shkel mbi troha, e vret buka gjithmonë”, ka shkruar Mozzik përmbi një foto të tijën, shoqëruar me një emoji.

“Nuk kemi asnjë kontakt më”, Mozzik reagon hapur pas