LIFESTYLE, 20 Mars 2022, 12:28

Luana Vjollca rrëfen fillimet e karrierës: ‘Fiks Fare ka bërë këtë ndryshim për shkakun tim’

Luana Vjollca rrëfen fillimet e karrierës: ‘Fiks Fare ka

Luana Vjollca tregoi për “Ëndërrtjerrësit” se si e filloi karrierën e saj në “Fiks Fare”.

Ajo tregoi se ka nisur gjithçka në një audicion për “Fiks fare”.

Luana rrëfen se në momentin kur doli para jurisë iu kërkua të prezantonte dhe të kërcente.

Por ajo tha se do t’i bënte të gjitha, të prezantonte, të sfidonte, por vetëm të kërcente jo.

Ajo arriti të bëhej pjesë e ‘Fiks Fare’ një personazh i veçantë.

“Velina e kishte për detyrë të ngrihej të kërcente të ulej, të llastohej.

Sa herë fillonte fliste Saimiri filloja të flisja unë llapa llapa llapa”, u shpreh Luana.

Në sezonin e dytë produksioni morën një vendim ndryshe nga sezonet e mëparëshme, për herë të parë u vendosën mikrofona për velinat, kjo pasi Luana kërkonte të fliste dhe atëhere që nuk ishte një moderatore.