LIFESTYLE, 18 Mars 2022, 22:52

Florian Binaj largohet nga Portokallia pas pjesëmarrjes në protestë? Aktori ka një mesazh për fansat

Florian Binaj largohet nga Portokallia pas pjesëmarrjes në
Florian Binaj

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, ka sqaruar ndjekësit e tij për mungesën që ka bërë në "Portokalli", të dielën e kaluar, gjë që habiti shumë publikun.

Mungesa e aktorit është vënë re nga shumë ndjekës dhe fansa të tij të cilët nuk kanë ngurruar të pyesin për mungesën, pasi e kanë lidhur me pjesëmarrjen e aktorin në protestat e realizuara kundër rritjes së çmimeve dhe ku ka qenë protagonist.

Por duket se, aktori po përgatit diçka më të rëndësishme, për të cilën tha se do të japë detaje në vijim dhe mungesa e tij në “Portokalli” nuk ka lidhje me protestat.

"Kam marrë shumë mesazhe për mungesën time në Portokalli javën që shkoi... Do mungoj edhe këtë të dielë dhe nuk e di se sa.... E para nuk ka lidhje me protestën, ka lidhje me diçka më të madhe, për të cilën do ju flas ditët në vazhdim", shkruan në postimin e tij Binaj.

Florian Binaj largohet nga Portokallia pas pjesëmarrjes në