LIFESTYLE, 15 Maj 2022, 09:53

Kush e 'dogji' Shqipërinë në Eurovizion, publikohet pikët, Ronela nuk arriti të bindë asnjë juri përveç Greqisë

Kush e 'dogji' Shqipërinë në Eurovizion, publikohet

Pas përfundimit të spektaklit dhe shpalljes së fituesit, Eurovizion ka publikuar të dhënat e votimit ku shihet se Shqipëria në gjysëmfinalet e parë ka dalë e 12 me 58 pikë në total.

Shqipëria e përfaqësuar nga Ronela Hajati me këngën 'Sekret' pati shumë komente pozitive dhe u mirëprit nga publiku mirëpo mesa duket nuk ka arritur të 'bindë' juritë profesionale.

Nga juritë e gjysmëfinalistëve të parë, Shqipëria ka arritur të marrë pikë vetëm nga Greqia, ndërkohë asnjë juri e asnjë shteti tjetër nuk i ka dhënë pikë Shqipërisë.

Ndërsa nga publiku i gjysmëfinalistëve të parë, Zvicra i ka dhënë 8 pikë, Sllovenia 6, Bullgaria 1, Kroacia 2 pikë, Austria 2 pikë, Greqia 12 pikë, Armenia 2 pikë, Franca 5 pikë dhe Italia 8 pikë.