LIFESTYLE, 14 Maj 2022, 11:56

Momenti i Monikës/ Aktorja ironizon krisjen e miqësisë midis Ilirit dhe Sabianit: Gjylja e madhe plasi, shytttt mos lehhh më (VIDEO)

Momenti i Monikës/ Aktorja ironizon krisjen e miqësisë midis

“Iliri ka përfituar nga unë” ishte fraza e thënë nga Sabiani që na la të gjithëve të kuptojmë që miqësisë së famshme i erdhi fundi.

Ky detaj u pasua më pas me veprimin e balerinit Ilir Shaqirit, i cili nuk e uroi këngëtarin publikisht ditën e tij të lindjes. Tani është momenti i Monika Lubonjës për të ngacmuar dhe për ta përdorur këtë situatë në favor të saj. Dhe kështu ka ndodhur.

Gjatë ditës së sotme ajo ka ironizuar prishjen e miqësisë mes Ilirit dhe Sabianit. Aktorja ka reaguar me anë të një videoje ku duket me qenin e saj. Ajo me fjalë të tjera ka “thumbuar” dyshen duke ironizuar faktin që miqësia e tyre nuk i afrohej as asaj me qenin.

“Ahhh…të pata thënë o shokuuu “ ri rehat ti, se ti dhe unë këtu do jemi bashkë, rrugëve të qyteti tonë…të tjerët tranzit do jenë…vajtje ardhje. Më ra goja duke të të thënë se janë fjalë shumë të mëdhaja të thuash vëlla, motër, besnikëri…por ti prap s’më dëgjove e s’më kuptove… Ahh mos u bëj nevrik tani…shytttt mos lehhh më. “Gjylja e madhe plasi, e unë s’kam çtë bej tjetër ,veçse të qesh,”- ka shkruar Lubonja poshtë videos së saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @monikalubonja

Ju kujtojmë që Monika Lubonja dhe Sabian Medini patën një miqësi shumë të mirë gjatë qëndrimit në “BBVIP” deri në momentin kur aktorja zgjodhi në ‘zhinxhirin e shpëtimit’ Donald Veshajn dhe jo Ilir Shaqirin. Ky ishte momenti kur miqësia mes tyre u prish dhe këngëtari e konsideroi si “tradhëtare”.

Nga ana tjetër Sabiani gjatë intervistës së tij në emisionin “Më lër të flas” u shpreh se ishte zhgënjyer nga personi të cilin e konsideronte si vëlla. Sipas artistit, Iliri ka përfituar nga mirësia e tij.

Biseda:

Donaldi: Cili nga banorët ke menduar se ishte ndryshe dhe të ka dalur ndryshe?

Sabiani: Pothuajse të gjithë, jo në pritshmëritë e mija

Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?

Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.

Momenti i Monikës/ Aktorja ironizon krisjen e miqësisë midis