TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarit të dashur për publikun, Luiz Ejllit, i kanë mbyllur sërish profilin e tij në rrjetin social, “Instagram”. Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik. “Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat”, ka thënë Luiz Ejlli.
Mbrëmjen e djeshme, Luizi lajmëroi fansat përmes një postimi në “Instagram”-in e partneres së tij, Kiara Tito” se kishte probleme me profilin e tij. “Mu mbyll Instagram-i prapë se është bërë rrugë tani, por më thanë që do e rregullojnë nesër në mëngjes, direkt sa të zgjohen këta të Acromax. Kështu që deri në mëngjes nuk kam Instagram. Po mos u shqetësoni se kam të gruas”, tha Luizi në një video të postuar në “Instastory”-n e Kiarës.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm këngëtari bëri një postim ku tregonte se i ishte rikthyer “Instagram”-i. Madje ai bëri edhe një postim për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit, ku postoi një foto në “Instastory”. Por mesa duket “Instagram”-i i këngëtarit të dashur për publikun ka sërish probleme dhe ai ka vendosur që të marrë hapa ligjorë. Kujtojmë se kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në “Instagram”.