LIFESTYLE, 29 Nëntor 2023, 20:06

I veshur kuq e zi e me shqiponjën mbi shpinë, këngëtari me famë botërore, Drake, befason të gjithë shqiptarët me këngën e re

I veshur kuq e zi e me shqiponjën mbi shpinë, këngëtari me

Reperi kanadez me famë botërore, Drake ka rezervuar një surprizë të bukur për shqiptarët, një ditë pas Festës së Pavarësisë.

Pasditen e sotme reperi ka publikuar këngën “Polar Opposites” me detaje të theksuara shqiptare duke nisur nga xhaketae kuqe me shqiponjën e zezë që mban veshur gjatë gjithë videoklipit.

Në videoklip duket se ka edhe shqiptarë të cilët janë pjesë e rrethit të tij shoqëror. Ndërsa në një moment, reperti përmend edhe kryeqytetin e Kosovës duke thënë: “Nuk e di sesi i bëjnë ato gjërat në Prishtinë!”.