TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Azem Gagica ka bërë gjatë spektaklit të djeshëm një rrëfim prekës. Ai ka folur për fëmijërinë e tij të vështirë, mes dhunës në familje dhe tentativës për vetëvrasje.
Azemi ka rrëfyer mes lotësh se ai dhe e ëma dhunoheshin fizikisht nga babai i tij.
“Shumë e kam urryer babain për një kohë të gjatë. Unë, fëmijët e mi do t’i lë që të shijojnë fëmijërinë, nëse dëshirojnë të prekin diçka, ta prekin. Babai dhe xhaxhallarët e mi kanë dhënë shumë për Kosovën, por për t’u shfryrë, shfryhej në familje te gruaja e fëmijët. Kërkoja një përqafim, jo një shuplakë. I kam thënë, ‘baba pse nuk po më përqafon një herë në jetë, a nuk më do?’ Ka ardhur babai nga puna edhe është zënë për diçka me mamin, edhe ia ka kapur dorën ia ka thyer dhe e ka rrëzuar në tokë. Unë i kam hipur në shpinë, i kam thënë lëshoje, sepse kam menduar që për shkakun timin e ka dhunuar mamin, se jam fajtor unë”, rrëfeu Azemi.
Ai tregoi se një ditë pas kësaj ngjarje ka tentuar të bëjë vetërasje, duke u hedhur nga një mur 3 metra, por ka shpëtuar shumë mirë.
“Një ditë pas kësaj ngjarjes, në shkollë kam qenë në klasën e dytë, dhe as arsimtarët nuk e kanë ditur. Ka qenë një mur 3 metra dhe kam kërcyer nga muri poshtë, por kam rënë mirë. Nga frika nuk i kam treguar askujt, kurrë, dhe nga ai moment i kam thënë vetes, “je burrë dhe nuk bën të qash,” -tha ai.
Ai vazhdoi të rrëfente se kur ka qenë fëmijë, gjithmonë është distancuar nga shokët dhe shoqet e klaës, pasi në aktivitetet që shkolla organizonte, nuk ka shkuar kurrë.
“Kam pasur rastin që shkonim me shkollën dikund, dhe unë nuk kam guxuar të shkoj. Jam frikësuar që t’i flas dajës e tezes. I thosha vetes, çfarë u kam bërë unë këtyre, a s’më kanë familje? Prapë së prapë, ky është babai im, më ka rritur, më ka ofruar mundësitë edhe duhet t’i japësh dashuri gjithmonë. 21 vjeç i kam thënë boll më, nuk shkon kështu! Dhe nga ajo ditë ka nisur që të përmirësohet gjendja. Babai e ka zemrën shumë të mirë, po ajo pjesë ka qenë…, unë jam mësuar që të mos dorëzohem, edhe kurrë më nuk do lejoj dike që të më marrë gëzimin. Vetëm një herë në jetë të gëzohem dhe asgjë më shumë nuk do të kisha dëshirë”, përfundoi ai.
Gjatë rrëfimit të Azemit, të gjithë konkurentët të prekur shpërthyen në lot.