TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Kaderi, ka bërë një rrëfim të ndjerë, ndërsa bisedonte me miqtë e saj. Kaderi ka treguar se është rritur nga njerka dhe gjithmonë e ka ndjerë mungesën e nënës. Më pas ajo ka ndarë edhe frikën e saj të madhe për të bërë fëmijë, sepse druhet se edhe fëmijëve të saj mund t’u ndodhë e njëjta gjë.
Po mërzitem kur po ju shoh ty (Alby-n) dhe Monikën që mëeziteni për fëmijët tuaj. Është diçka që më prek shumë. Unë jam rritur me njerkë, për këtë jam shumë më e fortë, edhe për këtë arsye vetëbesimi më është rritur shumë. Ndoshta nëse do i kisha të gjitha në jetë, nuk do e kisha këtë guxim që kam.
Shtylla e një fëmijë është nëna, pastaj vjen babai. Pse thonë se nëna është ajo që i mbledh fëmijët në sofër? E kam një peng në jetë, se them ‘po nëse nesër martohem, bëj fëmijë dhe i lë fëmijët e mi siç e ka bërë nëna ime’? Nuk e imagjinoj jetën time ashtu”, -tha Kaderi duke shtuar, “Prandaj kam frikë që të gjej një njeri dhe nuk më ecën fati me të deri në fund.. Është ndryshe kur fëmijët i rrit vet dhe ndryshe kur rriten me të dy prindërit.
Ndërsa bënte rrëfimin, Kaderi nuk i mbajti dot lotët, kurse Alby e përqafonte.