TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Diplomati dhe publicisti Fatos Tarifa sulmoi sërish kotësinë ku janë zhytur shqiptarët, duke ndjekur formate televizive si "Big Brother". Tarifa postoi një foto nga rruga "Sami Frashëri" në Tiranë, të boshatisur nga njerëzit dhe makinat, duke shkruar se BB u ka shpëlarë trutë të gjithëve, duke i lënë pa gjumë.
"E dielë. Ora 9:45. Nga ballkoni i dhomës sime shoh rrugën ‘Sami Frashëri’. E tëra bosh. Xhang xhing, siç thoshte e mira gjyshja ime. Asnjë lëvizje. As njerëz, as makina.
Big Brother mbrëmë u ka shpëlarë trutë gjysmës së Tiranës dhe i mban në gjumë të moshuarit, gratë (por dhe burrat), të rinjtë e te rejat dhe, fatkeqësisht, edhe një pjesë të mirë të adoleshentëve tanë.
Sa më shumë Big Brother dhe idiotësi e llogje të tjera në ekranet tona, aq më pak dëshirë, vullnet dhe përpjekje për të bërë ndryshime pozitive në këtë shoqëri tonën që s'po e hedh dot hapin e madh për transformimin kulturor të saj"-shkroi Tarifa.