LIFESTYLE, 13 Tetor 2022, 18:13

“GPS, kamera me rreze infra, makinë që e ndiqte dhe dronë”, hetuesi privat zbulon sa e pagoi Ilari për të zënë "mat" Totin

“GPS, kamera me rreze infra, makinë që e ndiqte dhe

Hetuesi privat italian, Enzio Denti, ka treguar më në fund publikisht prapaskenat e divorcit mes Françesko Totit dhe Ilari Blazit. Në një intervistë për revistën “Nuovo”, ai tregoi se kishte qenë personi i punësuar nga Ilari Blazi për të zbuluar tradhtinë e mundshme të Totit.

Denti pranoi se ishte punësuar nga Ilari Blazi më 22 prill dhe nga ai moment kishte filluar ndjekja e ethshme e Totit në çdo hap. “Në rastin e Ilari Blazit ka shpenzuar 75 mijë euro. Një vlerë e justifikuar për shkak të llojit të pajisjeve të sofistikuara që janë përdorur si GPS, kamera me rreze infra, auto dhe motot që e ndjekin, dronë dhe sidomos shumë orë punë”, theksoi ai duke refuzuar deklaratat e Totit se kishte gjetur pajisje përgjuese në makinë.

“Ne si hetues privatë mund të instalojmë vetëm GPS në pjesën e jashtme të makinës në mënyrë që të ndjekim lëvizjet e një burri që mendohet se po kryen tradhti bashkëshortore. Kështu ka qenë në rastin e Totit”, theksoi ai duke pranuar se kjo ishte bërë me urdhrin e bashkëshortes së futbollistit.

“Për çështjen e Totit, po ju zbuloj një kuriozitet. Ai ka deklaruar se ka zbuluar një mesazh në celularin e gruas së tij që shkruante “Kam mbërritur, po të pres në hotel”. Që ta dini, ai mesazh ishte i imi dhe kishte lidhje me takimin që kishim organizuar në momentin që Ilari më punësoi. Noemi? Është fotokopje e Ilarit, ndodh shpesh që të tradhtohet gruaja me një që i ngjan. Në rastin e Totit mund të them se është ende i dashuruar me gruan e tij. mendoj se nisi një lidhje tjetër vetëm sepse ndjente se me Ilarin ishe thyer diçka”, tregoi hetuesi privat.