TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanye West i janë mbyllur nga llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram pasi ka postuar mesazhe antisemite.
Reperit iu pezullua llogaria e tij në Instagram në fundjavë pasi akuzoi reperin Diddy se kontrollohej nga hebrenjtë. Pas kësaj, West reagoi në Twitter ku përdori sërish gjuhë urrejtje, sipas mediave sociale.
Të dyja platformat hoqën postimet e reperit dhe thanë se ylli kishte shkelur politikat për gjuhën e urrejtjes.
Incidenti vjen pasi West u kritikua për veshjen e një bluze ku shkruhej “Jeta e njerëzve të bardhë ka rëndësi” gjatë javës së modës në Paris.
Slogani u shfaq gjithashtu gjatë shfaqjes së tij të modës YZY, modeluar nga Selah Marley, vajza e Lauryn Hill dhe mbesa e Bob Marley.
Fraza u konsiderua ‘gjuhë urrejtje’ dhe iu atribua supremacistëve të bardhë, të cilët filluan ta përdorin atë në vitin 2015 në përgjigje të lëvizjes “Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi”.
Mes tyre ishte edhe Diddy, i cili postoi një video në Instagram duke thënë: “Jeta e të gjithë njerëzve ka rëndësi, por jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi, mos luani me të. Mos vishni bluzen. Mos e blini. Nuk është shaka”, tha ai.
West më pas postoi atë që dukej të ishte një shkëmbim teksti me Diddy në Instagramin e tij, në të cilin ai i tha reperit: “Nuk më pëlqeu biseda jonë. Unë do i shes këto bluze. Askush nuk mund të hyjë mes meje dhe parave të mia.”
Kur Diddy i kërkoi përsëri të ndalonte, West u përgjigj: “Do të përdor ty si shembull për t’i treguar popullit hebre që ju tha të më telefononi se askush nuk mund të më kërcënojë apo të ndikojë”.
Postimi dukej se i referohej teorisë antisemitike se një grupim i fshehtë hebre po komploton për të kontrolluar mediat, qeverinë dhe bankat në botë.
Pas çaktivizimit të llogarisë së tij në Instagram, West shkroi në Twitter, duke postuar një foto të tij me themeluesin e Meta, Mark Zuckerberg.
“Shiko këtë Mark. Si më largove nga Instagrami?” ai shkroi.
Ai vazhdoi me një mesazh duke thënë: “Gjëja qesharake është se unë në fakt nuk mund të jem antisemit sepse njerëzit me ngjyrë janë në të vërtetë hebrenj gjithashtu. Ju djema keni luajtur me mua dhe jeni përpjekur të bllokoni këdo që kundërshton axhendën tuaj.”
West, i cili ka ndryshuar emrin e tij në Ye, u diagnostikua me çrregullim bipolar disa vite më parë dhe ka folur publikisht për sfidat e tij të shëndetit mendor.
Ai ka një histori të gjatë sjelljesh të çrregullta dhe deklaratave të diskutueshme, por shpërthimet e tij të fundit kërcënojnë të dëmtojnë interesat e tij të biznesit, raporton BBC.
Adidas tha se po rishikonte partneritetin e saj me reperin pas paraqitjes së tij në Javën e Modës në Paris, dhe një intervistë ku ai shprehu pakënaqësinë me mënyrën sesi disa nga këpucët e tij të fundit Adidas kishin dalë.
“Pas përpjekjeve të përsëritura për të zgjidhur privatisht situatën, ne kemi marrë vendimin për të vendosur partneritetin në shqyrtim”, tha kompania e veshjeve në një deklaratë. “Ne do të vazhdojmë të bashkë-menaxhojmë produktin aktual gjatë kësaj periudhe.”