LIFESTYLE, 11 Tetor 2022, 09:52

“Nuk kam fjetur për dy netë”/ Klaudia Pepa rrëfen emocionet që përjetoi kur performoi me Riky Martin: Akoma më ka ngelur parfumi

“Nuk kam fjetur për dy netë”/ Klaudia Pepa rrëfen

Klaudia Pepa ka folur së fundmi rreth performancës së saj që ka realizuar disa kohë më parë teksa ishte pjesëmarrëse tek “Amici” me yllin latin Ricky Martin.

“Nuk kam fjetur për dy netë”/ Klaudia Pepa rrëfen

Gjatë mbrëjes së spektaklit “Dance Albania”, balerina kujton se nuk ka fjetur për dy netë kur mori vesh që do të ishte Ricky Martin.

Ermal Mamaqi: Paske takuar Ricky Martin ti mi?

Klaudia Pepa: E pe atë momentin e fundit kur isha kështu afër, akoma më ka ngelur parfumi i Ricky Martin. 

Alketa Vejsiu: O Ermal nga parfumi i Ricky Martin te hudhrat e tua… hudhrat që ke ngrënë ti. E more në qafë atë vajzë sot.

Ermal Mamaqi: Mua e para njëherë gjithë jetën më ka thënë mami je si Ricky Martin. Nuk e di ça mendoni, po bravo Klaudia.

Alketa Vejsiu: Si ishte të kërceje pranë Ricky Martin?

Klaudia Pepa: Super, fantastike, kur mora vesh që ishte Ricky Martin nuk ka fjetur dy netë. Jam shumë e lumtur.

“Nuk kam fjetur për dy netë”/ Klaudia Pepa rrëfen

Kujtojmë se Klaudia u pyet disa ditë më parë nëse ka një partner në krah: “Sigurisht që ka një histori, por preferoj të jetë private. Ishte një ëndërr romantike, diçka shumë e veçantë (datëlindja e famshme e mbuluar e gjitha me trëndafila)”.

Mirëpo, Ermal Mamaqi nuk ngurroi që ta ngacmonte sado pak Klaudian në skenë rreth deklaratës së saj. Madje, aktori i humorit e pyeti se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën balerinës. “Kush është ky? A është në këtë sallë? A është në Shqipëri?”, pyeti aktori. Mirëpo, Klaudia nuk tregoi asgjë duke e mbajtur jetën e saj sa më private.

“Nuk kam fjetur për dy netë”/ Klaudia Pepa rrëfen

Teksa ishte e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, balerin u pyet në lidhje me jetën e saj personale, sërish pa dhënë detaje. “A ka të reja nga jeta private?”, ishte pyetja që iu drejtua Klaudia Pepës.

“Epo, një shok e kam edhe unë”, tha balerina, duke mos dhënë më shumë informacione për jetën personale, të cilën ka dashur gjithmonë ta mbajë për vete.