LIFESTYLE, 28 Janar 2022, 15:28

Gjendja duket serioze, Einxhel i nënshtrohet operacionit pas incidentit në “Big Brother VIP”

Gjendja duket serioze, Einxhel i nënshtrohet operacionit pas incidentit

Einxhel Shkira pësoi një incident të rëndë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e "Big Brother VIP". Ajo lëndoi rëndë krahun gjatë një loje të improvizuar nga Iliri në shtëpinë e famshme.

Pasi mori ndihmën e parë nga mjekët në shtëpi, produksioni lajmëroi se ditën e sotme është dërguar për trajtim të specializuar në spital.

Iconstyle.al raporton se moderatorja është futur në sallën e operacionit pas lëndimit të krahut pasi gjendja është serioze.

Produksioni tha se banorja pritet të kthehet brenda shtëpisë por për momentin nuk dihet se si është gjendja e saj. Gjatë kohës që do të qëndrojë në spital, ajo do të jetë e shoqëruar nga kamerat.