TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gigi D’Alessio, artisti i njohur italian po përballet me probleme me drejtësinë pasi prokuroria e Romës ka kërkuar 4 vite burg për evazion fiskal.
Dënimi pritet të jepet në seancën e radhës gjyqësore që do të mbahet me 9 Nëntor.
Bëhet fjalë për një hetim të vitit 2018, lidhur me një hipotezë për evazion fiskal prej rreth 1.7 milionë euro.
Sipas akuzës, në vitin 2010 këngëtari nuk ka deklaruar fitime për disa milionë euro, duke mashtruar organet tatimore.
Së bashku me D’Alessio, katër persona të tjerë janë në gjyq, një ortak dhe tre përfaqësues ligjorë në një kompanie që i atribuohet këngëtarit