TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari i njohur, Valon Shehu është arrestuar nga policia e Kosovës mbrëmë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, ndërsa thuhet se këngëtari u kap me drogë. 34-vjeçari fillimisht u ndalua nga uniformat blu për kontroll dhe verifikim, pasi kishte kryer kundërvajtje në rrugë.
Por gjatë kontrollit nga policia, ish-banorit të BBV i është gjetur një sasi droge e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.
Kujtojmë që këngëtari ka qenë pjesë e Big Brother Vip 1, ku ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij brenda shtëpisë.