LIFESTYLE, 4 Korrik 2024, 14:51

Mos ndoshta J.Lo sapo konfirmoi ndarjen nga Ben Affleck?

Mos ndoshta J.Lo sapo konfirmoi ndarjen nga Ben Affleck?

Jennifer Lopez u shtoi benzinë ​​thashethemeve se martesa e saj me Ben Affleck ka përfunduar. Ajo u shfaq së fundmi në një video ku promovon linjën e saj JLo Beauty. Duke folur para kamerës, ajo u tha fansave që të "tregojnë më shumë lëkurë" ndërsa rrinte ulur në një shezlong.

Megjithatë, sytë e vëmendshëm vunë re se ajo nuk mbante unazën e saj të martesës, duke shtuar thashethemet se martesa e saj me Affleck është në krizë.

Videoja vjen pasi Page Six raportoi se martesa e J.Lo dhe Affleck ka mbaruar prej muajsh.

Burimi vuri në dukje se çifti janë ndarë që nga marsi.

Rikujtojmë se Lopez mori pjesë vetëm në Met Gala dhe Affleck nuk ishte pranë saj as gjatë promovimit të filmit të saj në Netflix 'Atlas'. Lopez gjithashtu u pa në Itali muajin e kaluar, përpara se të nisej për në Javën e Modës në Paris, sërisj pa Affleck në krah të saj.

Dyshja gjithashtu nxorën në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills për 60 milionë dollarë.

Affleck gjithashtu ka dalë në një shtëpi veç, ndërsa Lopez anuloi turneun e saj më të mirë "This Is Me...Live".