TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arben Shuaipi, bashkëshorti i këngëtares së muzikës popullore, Maya, ka treguar sot për “Shqipëria Live”, versionin e tij të historisë për konfliktet mes tyre.
Ai ka deklaruar se janë në proces ndarjeje, por mohon në mënyrë kategorike të ketë ushtruar dhunë ndaj këngëtares. Sipas tij, këngëtarja i bën këto akuza për t’i larguar djalin dhe për të marrë dy pronat që, sipas tij, i kanë në pronësi të dy. Në një përballje live me avokatin e këngëtares, Idajet Beqiri, Arben Shuaipi ka mohuar akuzat dhe ka sqaruar si është e vërteta.
“Nuk e di pse është e pasionuar nga urdhri i mbrojtjes. Unë kam ikur në Itali pikërisht prej këtij presioni që ajo bën. Nuk e di se çfarë kërkon zonja. Unë dhe me vendim gjykate nuk e kam djalin. Unë kam interes në rritjen e mirë të fëmijës. Kam kërkuar nga zonja që të kishim ndarje konsensuale, kurrë nuk është ulur dhe të kishte një ballafaqim me mua…
Me sa duket benefiti është largimi nga dy pronat që ne i kemi të përbashkëta dhe largimi nga fëmija. Duket qartë. Pronat nuk janë të miat, janë e të dyve dhe që kemi sakrifikuar të dy. I kam kërkuar zonjës konsensus, pa arritur në këtë pikë. Për punën e djalit, ai nuk e meriton këtë sjellje. Më vjen keq që në këto ditë të vështira, nuk jam pranë fëmijës. Kam qenë i përkushtuar, duke marrë parasysh profesionin që ka zonja, që udhëton shpesh në koncerte. Nuk do lejoj që të merret vendim i gabuar për djalin”, - u shpreh ai.