TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkencëtarët kanë krijuar një bateri që mund të karikohet brenda pak sekondash.
Ekipi nga Korea e Jugut ka zhvilluar bateri me kripë që janë më të lira dhe të sigurta se sa bateritë e zakonshme me jone litiumi që përdoren në celularë dhe makina elektrike.
Natriumi është 500 herë më i pranishëm se litiumi dhe gjithashtu ka potencialin për karikim më të shpejtë dhe eficencë.
Deri më tani, bateritë me jone natriumi kanë hasur kufizime për t’u adaptuar gjerësisht për shkak të kohës së gjatë të karikimit dhe mungesës së kapacitetit. Kërkuesit e Institutit të Avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë në Kore (KAIST) arritën t’i tejkalonin këto sfida duke zhvulluan një bateri me energji dhe fuqi të lartë që karikohet shpejt.
Bateria e re tejkalon dendësinë e energjisë për bateritë komerciale me jone litiumi dhe mund të përdoret në makinat elektrike dhe pajisjet elektronike. Hibridi arrin një dendësi energjie prej 247 Wh/kg ndërsa fuqia është 34,748 W/kg.
Koha e saktë e karikimit nuk është bërë e ditur.
Vetëm pak javë më parë, një ekip kërkuesish në Japoni zbuloi një proces të ri për të prodhuar në masë bateritë me kripë. Teknologjia e re mund të përmirësojë kapacitetin e karikimit të makinave elektrike dhe të dyfishjë numrin e tyre.