TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit.
Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i imunitetit, organet, rritja dhe zhvillimi dhe mbarëvajtja e shtatzanisë.
Ekspertët rekomandojnë që burrat të konsumojnë një sasi prej 900 mikrogramësh të vitaminës A në ditë.
Gratë rekomandohen të marrin 700 mikrogramë ndërsa fëmijët dhe adoleshentët të marrin 300 deri në 600 mikrogramë vitaminë A në ditë.
Vlerat më të rëndësishme të vitaminës A
Mbrojtje për sytë nga sëmundjet e moshës Vitamina A është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të syve. Ajo është e nevojshme për të konvertuar dritën që bie në kontakt me sytë në një sinjal elektrik që i dërgohet trurit.
Në fakt, një nga simptomat e para të mungesës së vitaminës A, mund të jetë verbëria e natës. Kjo ndodh rëndom tek njerëzit që kanë mungesa të kësaj vitamine, duke qenë se ajo është përbërës kryesor i një pigmenti që gjendet tek retina e syrit.
Ky pigment është tepër i ndjeshëm ndaj dritës. Njerëzit që vuajnë nga verbëria e natës, shohin mjaft mirë gjatë ditës. Por në errësirë, sytë e tyre sforcohen shumë për të parë.
Për më tepër, sipas të dhënave sasitë e mjaftueshme të beta karotenit ngadalësojnë humbjen e shikimit si pasojë e moshës.
Rrezik më i ulët ndaj sëmundjeve tumorale
Sëmundje si tumori shfaqen në momentin që qelizat e dëmshme rriten ose shpërndahen në mënyrë të pakontrollueshme. Duke qenë se vitamina A luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin qelizor, ajo mund të jetë një faktor në rrezikun e prekjes nga sëmundjet e këqija.
Disa studime kanë zbuluar se sasitë e mëdha të vitaminës A në formën e beta karotenit, ulin rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat.
Për një sistem të shëndetshëm imunitar
Vitamina A luan një rol thelbësor në mekanizmat mbrojtës të organizmit. Ajo është përgjegjëse për shtresat mbrojtëse të syve, mushkërive dhe stomakut.
Kjo vitaminë është e përfshirë edhe në prodhimin dhe funksionin e rruazave të bardha të gjakut. Ato pastrojnë gjakun nga bakteret dhe patogjenët e tjerë.
Për këtë arsye, mungesa e vitaminës A, mund ta bëjë individin një shënjestër më të lehtë të infeksioneve dhe vështirësojë shërimin.
Vitaminën A e merrni edhe si suplement në farmaci, por mund ta gjeni edhe në ushqime të caktuara. Ushqimet ku mund ta gjeni: Pjepri, patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.