LIFESTYLE, 15 Qershor 2022, 12:16

Dua Lipa reagon pas anulimit të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, festivali pritet të mbahet në Tiranë

Dua Lipa reagon pas anulimit të “Sunny Hill Festival” në

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas anulimit të festivalit të organizuar nga ajo dhe babai i saj “Sunny Hill Festival” në Prishtinë dhe zhvendosjes në Tiranë.

Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram, ku u zbulua se festivalit do të zhvendoset në Tiranë.  Megjithatë, krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka bërë asnjë koment tjetër në lidhje me këtë.

Nga ana tjetër, babai i këngëtares, themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, u shpreh i dëshpëruar teksa ia ka dedikuar edhe një letër krerëve të shtetit. “Sunny Hill” ishte parashikuar të mbahej më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Bernicë.

Ngjarja më e madhe kulturore pritej të kthehej pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.

Dua Lipa reagon pas anulimit të “Sunny Hill Festival” në