TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fundi i marrëdhënies 12-vjeçare të Zherard Pike dhe Shakira vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë, mes pretendimeve se futbollisti tradhtoi këngëtaren.
Mediat spanjolle raportojnë se ylli i Barcelonës është në një lidhje romantike prej disa javësh.
Mësohet se Pique është njohur me vajzën që hyri në marrëdhënien e tij në një klub nate në Barcelonë.
Sipas disa informacioneve, ajo punon si kamerierë në lokal dhe është shoqe e futbollistit Riqui Puig.
Vajza është identifikuar me incialet C. C dhe banon në Katalonjë, zonë ku edhe ndodhet futbollisti.
Raportohet se mes saj dhe qendërmbrojtësit ka më shumë se sa thjesht një romancë e çastit.
Shakira dhe Pique po luftojnë për kujdestarinë e tyre dhe ekipet ligjore të dy palëve po negociojnë që të arrihet një marrëveshje e kënaqshme për të dy.
Kujdestaria është problemi kryesor për ish-çiftin. Shakira ka plane të zhvendoset në një vend tjetër dhe të largohet nga Spanja, në mënyrë që të largohet nga zhurma mediatike dhe të rindërtojë një jetë të re.

Artistja punësoi disa detektivë për të ndjekur qendërmbrojtësin e Barçës dhe babain e dy fëmijëve të saj.
Mes të gjitha flirteve që kishte futbollisti me femrat, ajo që e lëndoi më shumë yllin e “La Tortura” ishte tradhtia e Pique me kamerieren bukuroshe.
Zherard Pike mësohet se i thotë partneres së tij të re “ti je zonja ime e parë”. Kanë qenë detektivët që i kanë treguar Shakirës mbi “jetën e dyfishtë” të babait të djemve të saj, përfshirë foto duke u puthur dhe kërcyer me kamerieren.
Ishte Riqui Puig “shkesi” në këtë marrëdhënie, i cili një pasdite i tha shokut të shkuadrës se dëshironte ta prezantonte me një vajzë dhe Piqeu pranoi.