LIFESTYLE, 20 Tetor 2023, 14:33

Doli nga Grande Fratello me kërkesë të babait, Heidi në një letër banorëve: Situata është ende delikate

Doli nga Grande Fratello me kërkesë të babait, Heidi në

Heidi Baci, shqiptarja e cila bëri bujë pak ditë më parë pasi doli nga Grande Fratello në Itali pas takimit me babanë e saj, ka thyer heshtjen. Në një letër shkruar banorëve, ajo nuk shpreh pendesë për vendimin dhe thekson se familja është prioritet për të dhe në këtë moment kishte nevojë për praninë e saj.

Në letër, Heidi shkruante:

Pas daljes time të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime.

Nuk mund të futem në detaje dhe t’ju jap më tepër informacion në këtë moment. Situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim. Më vjen shumë keq që s’munda t’ju them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua".

Çfarë ra në sy ishte fakti që Heidi nuk e përmendte në asnjë moment Massimilianon, me të cilin kishte nisur një njohje që babai i saj nuk e përkrahte aspak.