TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë fatlume për një baba, i cili doli nga shtëpia për të blerë çokollatë me qumësht për fëmijët, por u kthye me një milion dollarë.
Dennis Willoughby nga North Chesterfield shkoi në dyqan, por vendosi të merrte një biletë lotarie me gërvishtje, thanë të mërkurën zyrtarët e Lotarisë së Virxhinias, raporton CNN.
Bileta, një Jackpot Platinum 1,000,000 dollarë doli të ishte një fitues i çmimit kryesor.
Willoughby është lojtari i dytë që fiton çmimin kryesor për këtë lojë, pasi ekziston edher një tjetër biletë fituese.
Shanset për ta fituar atë janë 1 në 1,632,000, thanë zyrtarët e lotarisë.
Babait me fat iu dha zgjedhja për të marrë çmimin e plotë prej 1 milion dollarësh në pagesat vjetore për 30 vjet ose të merrte shumën prej 640,205 dollarë, përfshirë edhe taksat dhe ai zgjodhi këtë të fundit.