LIFESTYLE, 28 Dhjetor 2021, 11:43

“Del Iliri”, Sabiani çohet të ‘rrahë’ gazetarin pas parashikimit

“Del Iliri”, Sabiani çohet të ‘rrahë’

Sabiani, ish-konkurenti i “Big Brother VIP” është nxehur me gazetarin Flavio Qarri, i cili ka parashikuar daljen e balerinit Ilir Shaqiri nga shtëpia.

Të ftuar në ‘Fun Club’, Sabiani, Flavio Qarri, Ardit Çuni dhe Edona bënë parashikimet e tyre për banorin e radhës që pritet të lërë shtëpinë.

Qarri përmendi emrin e Ilirit, por kjo nuk u prit mirë nga Sabiani. Këngëtari u ngrit në këmbë dhe shkoi drejt gazetarit, të cilin u duk se donte ta godiste, por në sensin e shakasë.

Në një moment Flavio Qarri u step, por më pas qeshi bashkë me këngëtarin.