LIFESTYLE, 14 Mars 2024, 09:41

Gruaja italiane e Lorik Canës qëndis flamurin Kuq e Zi, ish-kapiteni publikon video

Gruaja italiane e Lorik Canës qëndis flamurin Kuq e Zi, ish-kapiteni

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka ndarë së fundmi një video në InstaStory të gruas së tij, Monica duke qëndisur flamurin Kuq e Zi.

Partnerja e Lorik Canës, është Monica Ercoli, arkitektja italiane.

“Monika në versionin Marigoja. Monika a e di kush është Marigoja?”, e pyet Loriku partneren e tij.

Lorik Cana dhe Monika kanë më shumë se 10 vite në krah të njëri tjetrit dhe janë prindër të dy fëmijëve.