TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas operacionit të aktores së njohur Adriana Matoshi, ditën e sotme, një nga miqtë e ngushtë të saj ka zbuluar gjendjen shëndetësore. Duket se çdo gjë ka shkuar mirë dhe Adriana ia ka dalë me sukses për herë të tretë.
Arbër Rama, një nga miqtë e aktores dhe deputetes, ka zbuluar gjithashtu se sëmundja e re për të cilën Matoshi foli në një status publik disa ditë, është një tumor tjetër. Nga kjo betejë, për fat të mirë, ka dalë përfundimisht fituese pas tri sprovave të vështira.
“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë”,- ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama. Ditën e hënë, deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin se është përballur me një sëmundje të re.
Matoshi ka bërë të ditur se do t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Aktorja nuk zbuloi saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, por në postimin e saj, ajo kërkoi lutjet e të gjithë ndjekësve që të rikthehet shëndoshë e mirë.