LIFESTYLE, 19 Mars 2023, 20:05

Zemra e foto të pjesëve intime, Melaizja tregon si e zbuloi tradhtinë e burrit me ish-të dashurën: Hyri e treta pas 22 vitesh martese

Zemra e foto të pjesëve intime, Melaizja tregon si e zbuloi

Melaizja është një bashkëshorte dhe nënë që ka ardhur të tregojë konfliktet e saj familjare në “Shihemi në Gjyq”. ajo thotë në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se familja e saj është përçarë për shkak të një tradhtie

Një dashuri e rinisë së bashkëshortit është rikthyer dhe ka ndarë çiftin. Sipas fjalëve të Melaizes, burri e tradhton prej 12 vjetësh sepse “ajo nuk di të flejë si gratë e botës”.

“Ka bërë vaki që të flesh me burrin në krevat, 12 vjet rresht ai më tradhton se unë s’di të fle si gratë e botës se mua më është bërë si plakë. Sot unë në këtë moshë, 60 vjeçe, kam ngelur e vetme se nuk më do as burri dhe as fëmijët. Si mund të jetoj?”, thotë Melaizja në insert.

Pasi përshëndet të pranishmit në studion e programit, 60-vjeçarja shpjegon më gjatë situatën e saj.

Melaize: Të më falni, jam një nënë me tre fëmijë, 60 vjeçe. Në këtë moshë s’kam as shtëpi, as fëmijë dhe asgjë.

Ardit Gjebrea: Dëgjo po ti je si një diell, si mund të të tradhtojë burri ty?

Melaize: Për fat të keq… kur jep shumë, merr shumë pak. Kjo është një fatkeqësi që më ka ndodhur, që do vdisja e besoja, por që mirë bashkëshorti se më donte për krevat, po fëmijët që iu dhashë sisë, i mbajta 9 muaj në bark dhe s’kam… kam dy çupa e një djalë. Çupa e madhe është nënë, ka dy fëmijë, e vogla bashkëjeton dhe djali. Jemi ndarë në dy parti se hyri në mes një e tretë.

Ardit Gjebrea: Ajo e treta?

Melaize: Hyri e treta pas 22 vjet martese, u kujtua për ish-të dashurin e moshës së rinisë ku ajo ishte më e mirë se mua, unë isha plakë, më ishte bërë si plakë. Ajo ishte më e re, në moshë ajo faktikisht është më e madhe se mua.

Ardit Gjebrea: Më fal, sa vite diferencë ke me burrin ti?

Melaize: 6 vjet e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Po mirë, ti thua në moshën e rinisë. Ai ka qenë i dashuruar?

Melaize: Ai ka qenë i dashuruar, unë e bëra baba se burrë ishte bërë dhe nuk e vlerësoi dashurinë që unë i fala, që e bëra babë, që është një gjë e shenjtë besoj.

Ardit Gjebrea: E kuptoj. Po ti pse e ndave në qoftë se ai dashuronte atë?

Melaize: Në rini ai erdhi vetë më kërkoi, s’e kërkova unë.

Ardit Gjebrea: Po ti e dije që ai donte atë tjetrën?

Melaize: Nuk e dija.

Ardit Gjebrea: Megjithatë unë dua ta specifikoj, tradhtia ishte fizike apo vetëm me foto?

Melaize: Fliste në telefon, në Messenger. Unë kur vajta në Angli, flija tek e madhja, duhet t’i dërgoja një javë para mesazh, të veja te burri im apo mos të veja. Se unë dola jashtë loje, ai fliste me të në Messenger natë e ditë, s’kishte lidhje fare me mua.

Eni Çobani: Pra s’kishin lidhje fizike?

Melaize: Fizike jo. flisnin në telefon me njëri-tjetrin se ajo është në Greqi dhe ne ishim në Angli. I kapa mesazhet, i thashë çupës së madhe, e quajnë Jorgjie Qirjaj, moj çupë shikoje se babi flet me një femër dhe ajo ka qenë një e dashur në moshën e rinisë. Çupa ia shuante mesazhet, ia fshinte fotografitë, i shiste telefonat, ia bëri me kod. Arrita deri atje që jam detyruar pasi ka vdekur mamaja e tij më 6 Shkurt, ka ardhur 3 ditë pas vdekjes në Angli dhe deshi të më vriste, të më mbyste. Se të thashë, ai i dërgonte karotën dhe ajo ia dërgonte troç atë… zoti Ardit, duhet të më kuptoni.

Eni Çobani: Pra fotografitë…

Melaize: Intime! Origjinale! Në krevat me mua dhe i thashë çfarë bën?

Eni Çobani: Si, në krevat me ty…

Melaize: Në krevat me mua dhe ngrihej ajo, i thoshte “mirëmëngjes”… i dërgonte zemër e çdo gjë./TvKlan