LIFESTYLE, 1 Shtator 2022, 14:06

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e së bijës

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë,

Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë që e ka quajtur Zoi. Moderatorja ka ndarë foton e parë me të bijën në krah, ndërsa shkruan fjalët më të ëmbla për të.

“Dreams do come true. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi.Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, ka shkruar Arbana ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat e saj.

Kujtojmë që Arbana ka sjellë në jetë më parë një djalë, Diellin, që e ka me partnerin e saj Eduart Grishaj.

Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)