TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në festivalin “Sunny Hill”, i cili u zhvillua në Tiranë për tre netë me radhë, ka marrë vëmendje edhe një flamur shqiptar me yllin komunist në krye.
Simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, u hoq përgjithmonë në 1992.
Ende nuk është e qartë nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit.
Fotoja ka ngjallur shumë reagime në rrjet pasi prania e yllit në flamurin kombëtar përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Enver Hoxhës.