TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alket Zaimi është një nga këngëtarët më të njohur të muzikës popullore. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai promovoi kolazhin e tij më të ri me këngë, të titulluar “Nuse moj ku erdhe ti-në”.
Mirëpo, ndër të tjera, Alketi foli edhe për dasmat shqiptare dhe traditat e ruajtura ndër breza. Ai theksoi e kënduara labe nuk ka ndryshuar asnjëherë për gjatë gjithë këtyre viteve.
“Dasmat tona janë shumë të bukura dhe unë i kam kaluar të dyja brezat. Edhe po ta mbash mend, ato traditat tona kur lyej gishti me mjaltë, kur hapet ai byreku, ajo buka. Kanë qenë tradita shumë të bukura. Ne jemi paganë në mënyrën tonë, por që ato gjëra nuk e di pse kanë pasur traditë deri vonë.
Zakonisht unë shoh që në zonën e Tepelenës dhe Mallastrës, këto tradita i ruajnë, sidomos këta që janë ruralët. Unë vë re që dikur të gjitha zonat migruan, erdhën në Tiranë, por që tani po rikthehen prap. E kënduara labe nuk ka ndryshuar asnjëherë për gjatë gjithë këtyre viteve në dasma.
Unë e kam akoma nëpër sy që zonat e thella, kur hyn nusja gratë këndojnë, madje kur nusja shkon në pallat ka raste që hedhin karamele nga lart”, u shpreh ndër të tjera këngëtari.