LIFESTYLE, 16 Maj 2022, 12:10

A je fejuar me ndonjë Don Zhuan? Beniada Nishani jep përgjigjen epike: E përse duhet…

A je fejuar me ndonjë Don Zhuan? Beniada Nishani jep përgjigjen epike:

Beniada Nishani, është një nga personazhet e “Big Brother Vip”, më të pëlqyer nga publiku i gjerë.

Që kur ishte pjesë e shtëpisë së “BBV”, ish-banorja u pëlqye nga publiku për spontanitetin që e karakterizonte.

Gjatë ditës së sotme, në “Instastoryn” e saj ajo ka publikuar video të tjera gazmore. Teksa është nën shoqërinë e mikeshës së saj, të cilën e quan Alda, modelja tregon se një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhen në Shqipëri është “A je fejuar?”

“Sa erdha këtu në Shqipëri vazhdojnë më pyesin: Beniada je e fejuar? Beniada je e lidhur? Beniada ke gjetur një Don Zhuan? Po unë se dua Don Zhuan.” shprehet Beniada duke qeshur.

Më tej ajo ka publikuar një tjetër video ku shprehet:

“Për çfarë duhet burri? Për të të fërkuar një çik, kështu e tha vjehrra Aldës. Ikën gratë ikën, me burrë pa burrë.”